Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali takim me zv/kryeministren sllovene Tanja Fajon: Sa herë Shqipëria ka qënë e lirë të zgjedhë, ka zgjedhur Evropën

19:26 / August 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 08 26 at 18.50.51 scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në takim Tanja Fajon, zv/kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Europën të Sllovenisë dhe delegacionin që e shoqëronte, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në takim ishin të pranishme edhe Kryetarja e Komisionit për Punët e Jashtme të Kuvendit, Mimi Kodheli, dhe Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku.

Kryetarja Spiropali vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, të cilat vijojnë të zhvillohen mbi bazën e miqësisë, interesit të dyanshëm, partneritetit në NATO, përshpejtimit të rrugëtimit europian të Shqipërisë si edhe bashkëpunimit për avancimin e nismave rajonale. Shqipëria i është mirënjohëse Sllovenisë për mbështetjen e fuqishme të anëtarësimit në BE si edhe të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të vendosur drejt perspektivës europiane dhe nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Në këtë çështje maxhoranca dhe opozita janë në një proces bashkëpunimi në struktuurat e Kuvendit, Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dhe Komisionin për Çështjet Europiane. Mbështetja e Sllovenisë për zhvillimin dhe bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor është një kontribut për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon e më gjerë. Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen nga Sllovenia të Kosovës dhe rritjes së rolit të saj në organizatat e marrëdhëniet ndërkombëtare.

Spiropali e falenderoi Fajon edhe për kontributin personal në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe të rajonit edhe në kontekstin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”. Kryetarja e Komisionit për Punët e Jashtme të Kuvendit, Mimi Kodheli, dhe Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, znj. Jorida Tabaku, nënvizuan kontributin e komisoneve përkatëse në procesin e integrimit europian.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Europën të Sllovenisë, Tanja Fajon, falenderoi Spiropalin për vlerësimin e bashkëpunimit dypalësh dhe nëvizoi se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor do të vijojnë të kenë mbështetjen e vendosur të Sllovenisë drejt anëtarësimit në BE. Ne duhet të shfrytëzojmë momentumin gjeostrategjik për integrimin e vendeve të rajonit dhe pranimi i vendeve si Shqipëria do ta bëjë BE më të madh dhe më të fortë. Parlamentet kanë një rol kyç në procesin e anëtarësimit dhe bashkëpunimi i të gjitha grupeve parlamentare është i domosdoshëm dhe i rëndësishëm.

WhatsApp Image 2024 08 26 at 18.50.54 scaled 1

Elisa Spiropali tanja fajon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.