Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Thikë ishte për ”nder”, Darmend Keli mbulon fytyrën me duar: U ktheva në shtëpi pa menduar se e vrava

16:20 / August 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Darment Keli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Darmend Keli i cili vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin, se i ngacmoi të fejuarën nuk e ngriti asnjëherë kokën përsa kohë qëndroi në seancën. Keli i cili mbuloi fytyrën me duar, u shfaq i penduar për vrasjen, edhe pse nuk shpjegon saktë, pse kishte thikën me vete.

“Nuk doja ta vrisja, jam i penduar, as nuk e thërrita për të kryer një veprim të tillë, e pyeta se çfarë bënte, pasi ngacmoi gruan time. Më foli në gjuhë banale, dhe më qëlloi më grusht. E sulmova i tronditur, disa herë në krah dhe u largova në shtëpi”, u shpreh ai.

Ajo që mësohet nga hetimet, del se Hoxhallari, edhe pse u godit 4 herë, së bashku me shokun e tij që drejtonte motorin, Ardi Marishta, mundën të iknin nga vendi i ngjarjes vetëm 500 metra. Amarildo Hoxhallari ra nga mjeti i gjakosur, ku më pas u dërgua në spital.

“Pashë nga ballkoni i banesës 2 persona me motor që po ngacmonin me fjalë të fejuarën. Pas kësaj i thirra për të ndaluar por më ofenduan dhe kur zbrita u konfliktuam fizikisht”, theksoi i riu.

34-vjeçari Amarildo Hoxhallari u godit me një thikë në gjoks dhe në këmbë, por rreth 1 orë pas ngjarjes ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda. Autori u arrestua vetëm pak minuta më vonë, brenda në shtëpinë e tij, ku askush nuk dinte gjë.

Amarildo Hoxhallari Darmend Keli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula betohet si kryetare e shtetit pas marrëveshjes Vetëvendosje-PDK në minutat e fundit

08:35 / October 7, 2026

“Prania Besnike”/ Rama publikon pamjet nga takimi i përjavshëm: Buxheti 2027 do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove

08:33 / October 7, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.