Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Synojnë të ekspozojnë abuzimin me të drejtat e njeriut, të arratisurit nga Koreja e Veriut krijojnë faqe në internet

21:16 / August 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nk insider
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grup të arratisurish nga Koreja e Veriut kanë çelur në Seul një faqe lajmesh në internet që synon të ekspozojë abuzimin me të drejtat e njeriut. Ata synojnë gjithashtu të ofrojnë një këndvështrim ndryshe për atdheun e tyre.

Kur Koreja e Veriut përmendet në lajmet ndërkombëtare, dominojnë përgjithësisht pamjet e udhëheqësit të këtij vendi, Kim Jong Un, duke mbikëqyrur provat e armëve.

Por këto lloj pamjesh luftarake lënë në hije atë çfarë ndodh vërtet në pjesën më të madhe të vendit, thotë i arratisuri nga Koreja e Veriut, Lee Seong-min.

“Koreja e Veriut nuk është vetëm armët bërthamore dhe Kim Jong Uni. Ka shumë njerëz me perspektiva të ndryshme, shpresa dhe aspirata për të ardhmen e vendit të tyre”, thotë zoti Lee.

Ai u arratis nga Koreja e Veriut në vitin 2012 dhe tashmë ndihmon me faqen në internet “NK Insider”, që synon t’u ofrojë një platformë zërave të koranoveriorëve.

“Shumë njerëz flasin për Korenë e Veriut, studiues dhe ekspertë, por ka dallime kur dëgjon zërat e koreanoveriorëve që jetonin brenda atij sistemi”, thotë zoti Lee.

Rreth tetë të arratisur nga Koreja e Veriut shkruajnë për faqen e internetit që filloi funksionimin këtë vit. Ata komunikojnë fshehurazi me persona brenda Koresë së Veriut dhe disa prej tyre nuk dëshirojnë të shfaqen në kamera.

Zane Han, ish-banor në Phenian, u arratis nga Koreja e Veriut dy vite më parë.

“Askush nuk mundet ta imagjinojë si është situata brenda Koresë së Veriut, ajo çfarë përjetojnë njerëzit brenda Koresë së Veriut – realisht si skllevër në atë vend. Por, unë isha atje dhe e di”, thotë zoti Han.

Ai është një ndër koreanoveriorët e paktë që kanë arritur të largohen drejt Koresë së Jugut. Që nga pandemia, Koreja e Veriut shtrëngoi masat për sigurinë kufitare.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë arratisja nga Koreja e Veriut. Kjo është diçka e re. Shanset për koreanoveriorët e zakonshëm janë pothuajse zero”, thotë Lee Shin-wha, ish-ambasadore e Koresë së Jugut për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut.

Lee Seong-min thotë se një ndër qëllimet e tij është që të flasë në emër të koreanoveriorëve që nuk kanë të drejtën të shprehen dhe që nuk largohen dot.

“Për t’u ofruar një platformë të arratisurve nga Koreja e Veriut dhe rrjedhimisht atyre që ende jetojnë atje”, thotë ai, ndërsa përpiqet të ofrojë një perspektivë të ndryshme për vendin e tij.

abuzim njeriu te drejtat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.