Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama ndan pamjet: 216 SmartLab-e në shkolla, mbi 35 mijë nxënës përfshihen në kurrikulën e kodimit

14:56 / August 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 149
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbi 35,000 nxënës të klasave të I, II dhe III do të përfshihen këtë vit në kurrikulën e re të kodimit. Modeli i laboratorëve Smart është prezantuar së fundi në shkollën “Qazim Turdiu”, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Sportit parashikon zgjerimin e këtij projekti në periudhën 2025-2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente nga prezantimi i modelit të laboratorëve Smart, duke theksuar se janë instaluar 216 SmartLab-e në shkolla. Rama bëri të ditur se synohet instalimi edhe i mbi 600 laboratorë te rinj në shkollat 9-vjeçare dhe në gjimnaze, duke u krijuar kushtet e duhura nxënësve për t’u pajisur me aftësi digjitale.

Ministria e Arsimit dhe Sportit është duke punuar për të riparë të gjithë kurrikulën e aftësimit digjital nga klasa e I deri në klasën e IX, dhe më tej në gjimnaz. Autoritetet arsimore synojnë krijimin e mundësive që fëmijët të aftësohen për botën digjitale, duke kompletuar gjithë kurrikulën e TIK-ut dhe duke e integruar edhe në lëndë të tjera.

Po ashtu, nga muaji shtator do të nisë trajnimi i mësuesve, ku mësuesit e shkencave, mësuesit e TIK dhe mësuesit e ciklit fillor do të përfshihen në një cikël tjetër trajnimi intensiv, që do të vijojë edhe në 2025, me fokus trajnimin e 16 mijë mësuesve për të garantuar kështu rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimin profesional të tyre.

216 SmartLab-e Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.