Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Studentët e Mjekësisë këtë vit pa kontratë detyruese, Rektori: Do zbatojmë legjislacionin në fuqi

16:32 / August 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjekesia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studentët e Mjekësisë do të ndjekin këtë vit studimet universitare pa kontratën detyruese për të punuar në Shqipëri në përfundim të studimeve. Rektori i sapoemëruar në krye të Universitetit të Mjekësisë, Xheladin Draçini, në një intervistë për ”Tv Klan” tha se mësimdhënia do të zbatohet brenda ligjeve aktuale akademike, kjo pasi ndryshimet ligjore të rekomanduara nga Gjykata Kushtetuese nuk janë miratuar ende.

“Ne mbështesim mundësitë e karrierës për studentët, mësimdhënia zbatohet brenda ligjeve akademike dhe administrative dhe që nuk ka ndryshim të kohëve të fundit”. Janë 1624 maturantë që kanë rezultuar fitues në Universitetin e Mjekësisë. Nga viti 2019 kuotat për mjekësinë pothuajse janë dyfishuar, një trend që sipas Draçinit do të vijojë edhe në vitet në vijim, për t’ju përshtatur nevojave të mëdha të tregut për bluzat e bardha.

“Universiteti i Mjekësisë ndjek me vëmendje dinamikat e sistemit shëndetësor për t’ju përgjigjur nevojave të tij. Nevoja për mjekë sot është edhe ne nivel global. Dhe deri në 2030 janë 40 mln vende në të gjithë sistemin shëndetësor në botë që kërkojnë rinovim, natyrisht edhe ne i jemi përgjigjur që në vitin 2019 me një rritje progresive të numrit të kuotave. Ne synim kemi rritjen e numrit të kuotave, por kjo tashmë edhe me ndërtimin e një kampusi të ri”.

Niveli i nxënësve që kanë zgjedhur Mjekësinë arrin në një notë mesatare 9.7, për të cilën Draçini thotë se tregon edhe nivelin e bluzave të bardha në vijim. Të gjithë fituesit do të kenë mundësi që nga 30 gusht deri në 13 shtator të regjistrohen në faza 48 orëshe.

mjekësia studente
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.