Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbardhet urdhri i Veliut: Policët e 11 majit do shpërblehen me një pagë, u dhunuan nga protestuesit

21:05 / May 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e shtetit 765x383 1521624695 8799660
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policët e protestës së 11 majit do të shpërblehen me nga një pagë. Urdhri i Ardi Veliut është dërguar në datën 12 maj.

Policët e 11 majit që u përballën me shashkat dhe bombat molotov në protestën e opozitës.

Report Tv ka zbardhur urdhrin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu drejtuar Drejtorisë së Policisë së Tiranës, i cili mban datën 12 maj, një ditë pas protestës. Në urdhër u kërkohet drejtorit të departamentit për Krimet e Rënda, drejtorit të departamentit për sigurinë publike dhe atij të drejtorisë që të përgatisin listat e të gjithë uniformave blu që kanë qenë me shërbim në protestën e opozitës, pasi do të shpërblehen me një rrogë plus.

“Drejtorit të departamentit për Krimet e Rënda, drejtorit të departamentit për sigurinë publike dhe drejtorit te personelit të Drejtorisë Tiranë. Të përgatisni listat për punonjësit e policisë që kanë qenë me shërbim në protestën e ditës së shtunë dhe të shpërblehen me një pagë”, shkruhet në urdhrin e Veliut.

Protesta e 11 majit u përmbyll pas mesnate me sulmin me bomba molotv, fishekzjarrë e sende të forta ndaj 4 institucioneve, Kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit, Parlamentit dhe Drejtorisë së Policisë. Ajo zgjati për plot 7 orë. Forcat e policisë u rrezikuan pasi bombat molotov hidheshin në drejtim të tyre që ruanin sigurinë e kryeministrisë në kordonin e parë. 14 efektivë mbetën të plagosur dhe dy protestues.

Page policet shperblim veliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.