Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Grupi parlamentar i PD-së kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me mbetjet toksike

12:44 / August 30, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4083 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi Parlamentar i PD përmes Kryetarit të Grupit Gazment Bardhit ka kërkuar një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama sa i takon fakteve të bëra publike për transportin e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme drejt Kinës dhe Tajlandës.

Në kërkesë evidentohet se rastet e përsëritura të konstatuara të eksportit të mbetjeve toksike ngrenë dyshime serioze se Shqipëria është përfshirë në një tregti të paligjshme ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme.

Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar, por me një aktivitet të mirëfilltë kriminal, që përfshinë përgjegjësi për veprime ta paligjshme apo mosveprime të disa autoriteteve shtetërore në varësinë e Këshillit të Ministrave, si dhe një mungesë neglizhence kriminale të mbikëqyrjes së aktivitetit të paligjshëm të disa subjekteve tregtare private, të identifikuara deri më tani kompanitë “Kurum International” sh.a. dhe “Sokolaj” sh.p.k..

“Për këtë shkak, vetëm për dy ngarkesat e identifikuara rezulton se në Shqipëri do të rikthehet një sasi në minimum prej rreth 1600 ton mbetjesh toksike, të patrajtuara dhe të papërpunuara, që rrezikojnë të kanosin jetën dhe shëndetin e qytetarëve dhe pa dyshim sigurinë kombëtare.” – thuhet në kërkesën e dorëzuar nga grupi parlamentar i PD.

Gjithashtu, në kërkesë theksohet se nga të dhënat e deri më tanishme rezulton dyshimi i arsyeshëm se është cenuar interesi publik, për shkak se:
· Kompania “Kurum International” sh.a. ka shkelur ligjin për mënyrën e përpunimit të mbetjeve të rrezikshme që prodhon, ndërkohë që kompania “Sokolaj” sh.p.k. ka shkelur ligjin lidhur me transportin e mbetjeve toksike të rrezikshme.
· Autoritetet përgjegjëse kanë shkelur ligjin duke mosvepruar ndaj këtyre shoqërive private për përpunimin apo transportin e mbetjeve toksike, si dhe duke lejuar eksportin e tyre jashtë territorit në shkelje të ligjeve të vendit dhe konventave ndërkombëtare.
· Nga ana tjetër, Qeveria dhe autoritetet përgjegjëse heshtin prej 3 javësh dhe nuk veprojnë duke mos bërë asnjë transparencë mbi këtë çështje, ndërkohë që skandali ka marrë përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Duhet menjëherë dhe pa asnjë vonesë që Qeveria Shqiptare të informojë Kuvendin e Shqipërisë, dhe përmes tij edhe opinionin publik se për çfarë bëhet fjalë, kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme, si janë krijuar apo kanë mbërritur në Shqipëri, si janë trajtuar, cfarë veprimesh, kontrollesh apo aktesh mbikëqyrëse kanë ndërmarrë institucionet, si janë lejuar të eksportohen pa lejet përkatëse nga Porti i Durrësit, kush i ka lejuar të futen dhe të dalin prej territorit të Republikës së Shqipërisë, nga dhe përmes Portit të Durrësit, etj.

Në këtë rast mungesa e transparencës nga ana e Qeverisë shton edhe më shumë pasigurinë për jetën e qytetarëve shqiptarë dhe mbi të gjitha dyshimet për një aktivitet kriminal me leje shtetërore, që rrezikon sigurinë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s.” – mbyllet kërkesa për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.

7cfa1a48 1ddb 46d7 84b9 29004a425596
000ce275 af40 4b70 bb52 6c79c1258670

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.