Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

FOTO/ Ministrja Koçiu: Realizohet me sukses bajpasi aorto-koronar në QSUT tek një pacient 73-vjeçar

16:14 / August 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
foto1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se në vazhdën e teknikave të reja mini-invazive, në QSUT është kryer ndërhyrja MidCABG (bypass aorto-koronar). Koçiu tha se kjo procedurë u realizua në një pacient 73-vjeçar me probleme serioze të veshkave dhe diabet, i cili kishte ngushtim kritik të arteries koronare të majtë. Për shkak të patologjive shoqëruese, operacioni u krye pa përdorimin e qarkullimit ekstrakorporal, duke mbajtur zemrën në punë gjatë gjithë kohës dhe pa hapur kraharorin në pjesën e përparme.

“Kjo ndërhyrje, e njohur si MidCABG, u realizua me një incizion alternativ, mini-torakotomi e majtë, me një hapje minimale prej 6-7 cm në hapësirën e katërt ndërkockore, duke lejuar një rikuperim të shpejtë të pacientit dhe ekstubimin e tij të menjëhershëm. Trauma minimale bën që pacienti të kalojë shpejt në repart dhe të dalë nga spitali në gjysmën e kohës së zakonshme, duke ulur kostot dhe ditëqendrimin. Kjo procedurë e re i shtohet spektrit të ndërhyrjeve mini-invazive që kryhen rutinë në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në QSUT”, tha Koçiu.

Ministrja Koçiu shprehu mirënjohjen për ekipin e mjekëve dhe infermierëve: Prof. Asoc. Altin Veshti, Dr. Arber Aliu, Dr. Fjoralba ejvani, Dr. Ervin Bejko, Esmerilda Bulku, Jonela Burimi si dhe infermierëve Majlinda Elezi dhe Nerenza Elezi. Po ashtu, ajo shprehu falënderim të veçantẽ pẽr Dr. Stak Dushaj nga Qendra Universitare e Zyrihut në Zvicër për mbështetjen e tij të vazhdueshme.

foto3
foto2
foto4
foto1

Albana Koçiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.