Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nesër Edi Rama mbledh qeverinë pas pauzës së pushimeve të verës, kurse të hënën nis Kuvendi

10:00 / August 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama mbledhja grupi PS socialistet ministrat qeveria mbledhja grupi vendimi rama korrupsioni Partia Socialiste 12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nesër më 1 shtator, kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në Dajt. Kjo do të jetë mbledhja e parë në nisje të sezonit të ri politik dhe pas pauzës së pushimeve të verës. Në fokus të këtij takimi, do të jetë shqyrtimi i punës së deritanishme dhe për të vendosur objektivat për muajt në vazhdim.

Me pjesëmarrjen e ministrave, drejtuesve të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve, takimi në Dajt do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin parlamentar. Mbledhja do të nisë nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

2 shtatori do t’i rikthejë ligjvënësit në parlament. Deputetët do të nisin një sesion të ri jo fort të qetë, ndërsa pritet që të diskutohen dhe kalojnë për miratim disa çështje. Çështja e Avokatit të Popullit, ka mbetur “peng” i numrave dhe konsesusit mes palëve, duke mbajtur ende në detyrë Erinda Ballancën, të cilës mandati i ka përfunduar në maj të 2022-shit.

Një tjetër çështje me rëndësi është dhe ajo për mandatin e Olta Xhaçkës. Deputetëve do të duhet të vendosin nëse do t’a çojnë apo jo, për shqyrtim mandatin në Gjykatën Kushtetuese. Kujtojmë se ky sesion i ri parlamentar, do të nisë nën drejtimin e kryeparlamentares Elisa Spiropali, e cila zëvendëson Lindita Nikollën. Kjo e fundit dha dorëheqje në fund të sesionit për motive personale.

Berisha PD Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri. Kush është Sofia Moreira de Sousa

22:18 / June 8, 2026

“Shëmtirë”- Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

21:44 / June 8, 2026

Berisha ka vendosur të rifitojë opozitën duke humbur Trumpin

21:19 / June 8, 2026

Sulmet e ndërsjellta Izrael-Iran, Trump bisedë telefonike me Netanyahun! Zyrtari: Diskutimi i ndërpre pas presionit nga Presidenti i SHBA

21:04 / June 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.