Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia kap bashkëpunëtorin e atentatorëve në Berat, Halili vrau në ’97-ën. I bënë pritë sapo u kthye në atdhe

13:46 / August 31, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e beratit 601x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Beratit identifikoi një nga autorët e përfshirë në atentatin fatmirësisht pa pasoja, ndaj Altin Halilit, një të dënuari për vrasje në ’97-ën, të kthyer së fundi në atdhe. Për ngjarjen e 26 gushtit, ku u qëllua me breshëri automatiku ndaj automjetit të 46-vjeçarit në rrugën e fshatit Dushnik, policia arrestoi Iljaz Toskën, 48-vjeç me banim në Divjakë.

I arrestuari dyshohet se ka përkrahur autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku kishin djegur makinën e përdorur në atentat, megjithëse i arrestuari pretendon se ka qenë rastësisht në vendin, ku u dogj mjeti i autorëve.

Altin Halili ka 15 vjet burg për vrasjen e Sokol Kaloshit në fshatin Rremas të Lushnjes, në vitin famëkeq të ’97-ës, dënim të cilin e përfundoi në vitin 2010 e prej atëherë ndodhej në Itali. Krimi i rëndë, pasoi vrasjen e babait të Altinit, Qemal Halilit nga të afërmit e familjes Kaloshi.

Altin Halili policia e Beratit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta/ 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim, vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja

13:19 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Atentati në Athinë/ Viktima nga Saranda ishte person në kërkim, në pranga dy persona (EMRAT)

12:11 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.