Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Situata me flakët në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 22 vatra zjarri, vetëm 5 janë aktive

13:40 / September 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në 24 orët e fundit janë raportuar 27 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 22 vatrave, ndërsa 5 vatra janë aktive.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se po vijon puna për shuarjen e zjarreve në: fshatin Shëngjin, bashkia Mirditë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pishë dhe shkurre. Terreni shumë i vështirë dhe era e fortë favorizojnë flakët që po kalojnë në drejtim të fshatit Lajthizë, njësia administrative Orosh. Situata po ndiqet me përparësi nga forcat vendore të bashkisë Mirditë, në ndihmë të cilave kanë shkuar edhe një grup shërbimi nga MZSH Lezhë dhe 30 efektivë të FA me dy mjete zjarrfikëse.

Në monitorim është situata në vatrën midis fshatit Mal i Bardhë dhe Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin. Nuk ka rrezik për përhapje dhe për banesa.

Pa rrezik për banesat paraqitet edhe situata ne vatrën e zjarrit Në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës. Vatra ishte e izoliar Zjarri ka qenë i izoluar, por u riaktivizua si pasojë e erës. Në terren po punonjnë forca të njësisë administrative dhe Shërbimi Pyjor.

Forcat operacionale janë duke punuar edhe në një tjetër vatër, ku ka patur riaktivizim të zjarrit si pasojë e erës, në fshatin Barrë, njësia administrative Arrën, bashkia Kukës. Nuk paraqet rrezik për banesa.

Në fshatin Frakth, njësia administrative Komsi, bashkia Mat, zjarri zhvillohet në një terren të thepisur shkëmbor, ku po digjen mbetje drusore në sipërfaqe pylli me ah. Situata është nën kontroll. Nuk ka rrezik për përhapje. /Tirananews.al

Ministria e Mbrojtjes zjarret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.