Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sekuestrohen 8 kilogramë kanabis në formë boçeje, shpallen në kërkim babë e bir në Shkodër

13:56 / September 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkoder
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Babë e bir janë shpallur në kërkim në Shkodër në Shkodër, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, policia ka asgjësuar 3459 bimë kanabis, si dhe ka sekuestruar 8 kilogramë kanabis në formë boçeje.

“Shkodër/Vijon intensivisht megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve në terrene shumë të vështira malore, asgjësohen 3459 bimë kanabis dhe sekuestrohet mbi 8 kilogramë kanabis në formë boçeje.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim babë e bir, pasi në oborr dhe në afërsi të banesës së tyre policia gjeti dhe sekuestroi 8 kilogramë e 256 gramë kanabis në formë boçeje.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj kësaj veprimtarie kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në terrene shumë të vështira malore në të gjithë territorin e qarkut.

Gjatë kontrolleve bazuar në pamjet filmike të siguruara gjatë monitorimeve me dron si dhe në inteligjencën policore u bë e mundur asgjesimi i 3459 bimëve narkotike kanabis dhe sekuestirmi i një sasi prej 8.256 kg kanabis në formë boceje.Konkretisht në në fshatin Kasnec gjatë kontrollit të territorit në oborr dhe në afërsi të banesës së shtetasit N. Q., 66 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8. 265 kg lëndë e thatë e dyshuar narkotike kanabis sattiva në formë boçeje.

Për këtë rast Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër shpallën në kërkim shtetasin 66-vjecarin dhe djalin e tij 17 vjec.

Ndërkohë operacioni ka vijuar me kontrollet në terrene të vështira.

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u asgjësuan në territoret e njësive administrative Pult, Shosh dhe Postribë, 1160 bimë të tjera kanabis;

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u asgjësuan në territorin e njësisë administrative Kelmend, 691 bimë kanabisi;

-Ndërsa nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës u asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 1608 bimë kanabis;

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kanabis Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.