Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ukraina sulmon rafineri dhe termocentrale në Moskë

15:28 / September 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rafineria ruse
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ukraina nisi valë sulmesh me dronë që synonin impiantet e energjisë dhe rafinerive në rajonin e Moskës dhe Tverin fqinj, duke shkaktuar zjarre, ndërsa dhjetëra dronë u shkatërruan në pjesë të tjera të vendit.

Mbeturinat e dronëve shkaktuan zjarre në rafinerinë e naftës në Moskë dhe në termocentralin Konakovo në rajonin e Tverit, një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në Rusinë qendrore.

Sipas Kremlinit njësitë ruse të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar 158 dronë të nisur nga Ukraina gjatë natës, duke përfshirë nëntë mbi Moskë dhe rajonin përreth saj. Forcat ukrainase gjithashtu u përpoqën të godisnin edhe termocentralin Kashira në rajonin e Moskës me tre dronë por nuk dëme apo viktima si rezultat i sulmit.

Ministria e Mbrojtjes tha se 46 dronë u shkatërruan mbi rajonin kufitar të Kursk, 34 mbi Bryansk, 28 mbi Voronezh dhe 14 mbi rajonet e Belgorod.Nga ana tjetër Rusia ka bërë përparime vetëm disa kilometra drejt qyteti ukrainas i Pokrovsk, një qendër logjistike e rëndësishme e përdorur nga ushtria ukrainase.

Qendra e një stacioni kryesor hekurudhor dhe rrugëve kryesore, Pokrovsk është një pikë thelbësore furnizimi dhe përforcimi për trupat e Ukrainës në vijën e frontit lindor. Kritikët në Kiev kanë frikë se ushtria e vendit ka bërë një llogaritje të gabuar serioze. Duke dërguar trupa në Kursk në vend të përforcimit të vijës së frontit lindor, ushtria ka lënë të ekspozuar Pokrovsk dhe qytete të tjera të rëndësishme ukrainase, thonë këta kritikë.

Ndërkohë, përparimi i ofensivës historike të Ukrainës në territorin e Rusisë është ngadalësuar ndjeshëm javën e kaluar. Forcat e Kievit kanë marrë 1,294 km katrorë territor brenda Kurskut, duke përfshirë 100 vendbanime dhe kanë kapur 594 ushtarë rusë.

Mes të tjerash Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara për të lejuar që Kievi të godasë objektivat ushtarake thellë brenda territorit rus.

Zelensky tha se bombat vranë gjashtë persona dhe plagosën 97 në Kharkiv të premten si dhe më shumë gjatë sulmeve të së shtunës. Këto mund të shmangeshin vetëm “duke goditur aeroportet ushtarake ruse, bazat e tyre dhe logjistikën e terrorit rus”.

Duke iu drejtuar Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, ai tha se Ukraina ka nevojë për të mbrojtur vërtetë dhe plotësisht vendin dhe ukrainasit.

rafineri sulmon ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.