Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Çfarë i ndodh trupit tuaj, nëse konsumoni arrë kokosi çdo ditë?

18:44 / September 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kokosi01
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arra e kokosit është një nga frutat ekzotikë më në modë dhe mund ta gjesh pothuajse në çdo treg ushqimor edhe në Shqipëri. Dhe është një nga frutat e pakta që ka efekte të dobishme shëndetësore.

Qoftë në formën e vajit, qumështit, ujit apo të grirë, çdo version i saj ofron një sërë përfitimesh që mund të përmirësojnë cilësinë e jetës tuaj.

100 gram tul na japin 342 kalori; Po, është një nga frutat më kalorike, por me veti ushqyese të pafundme. Ndër përfitimet e shumta të kokosit, veçohen vetitë e tij antioksiduese, aftësia e tij për të rregulluar presionin e gjakut dhe për të ulur trigliceridet.

Përveç kësaj, është i pasur me fibra dhe minerale (kalium, fosfor, magnez, hekur dhe vitamina E, C dhe B).

Duke marrë parasysh vetitë e tij ushqyese, konsumimin e tij të herëpashershëm dhe në sasi të moderuar, OBSH e rekomandon atë për të gjithë: fëmijët, të rinjtë, të rriturit, atletët, gratë shtatzëna, nënat në gji dhe të moshuarit.

Një studim i vitit 2017 tregoi se të rinjtë, midis 18 dhe 25 vjeç, të cilët konsumonin 30 mililitra vaj kokosi të virgjër në ditë për 8 javë, mbanin një nivel më të lartë të kolesterolit të mirë.

Një studim tjetër tregoi se te pacientët që morën vaj kokosi, pas përfundimit të ndërhyrjes u vu re një përmirësim kognitiv, i cili ishte statistikisht i rëndësishëm në fushat e orientimit dhe ndërtimit të gjuhës.

Përfshirja e arrës së kokosit në dietën tuaj të përditshme mund t’ju ndihmojë të mbani lëkurë më të re, më të shëndetshme, duke vonuar shenjat e dukshme të plakjes.

arra kokosi konsumoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.