Krimi gjodet sërish në Tiranë. Një plagosje me armë është shënuar në zonën e “Don Boskos”. Kanë mbërritur të plagosur Kastriot Elezaj 45-vjeçari dhe Renaldo Metushi 22-vjeçari. Metushi ka plumb në këmbë, ndërsa Elezaj ka plumb në gjoks. Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen veprimet e para hetimore. ”Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, informon policia.
Postime te ngjashme
Add A Comment
