Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sërish një atentat i njëjtë, të plagosurit u qëlluan teksa po pinin kafe. Autorët hapën zjarr nga makina

18:22 / September 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
plagosja ne don bosko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zona e ”Don Boskos” u trondit nga atentati këtë paradite. Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi ishin ulur në lokal duke pirë kafe, kur u qëlluan të paktën 7 herë me armë zjarri. Atentati ndodhi rreth orës 14:15 minuta dhe nga të shtënat të dy personat në fjalë mbetën të plagosur.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha se autoritetet e kishin thuajse të qartë të gjithë dinamikën e ngjarjes. Ai dha pak detaje rreth saj, megjithatë Vocaj zbuloi se 3 kanë qenë personat që morën pjesë në këtë atentat, mes tyre edhe shoferi.

Ata udhëtonin me makinë dhe sipas Vocajt, hapën zjarr pa zbritur nga automjeti. Kreu i policisë nuk konfirmoi se cili kishte qenë objektivi i këtij atentati, megjithatë ai tha se po analizohet e shkuara e të plagosurve dhe se njëri prej tyre është me precedentë penalë. 

45-vjeçari Kastriot Elezaj ka qenë i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Ai mësohet se është ekstraduar nga vendi ynë drejt Italisë e pasi ka përfunduar dënimin është rikthyer në Shqipëri. Kurse 22-vjeçari Metushi ai nuk rezulton të ketë precedentë penalë. I riu ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa 45-vjeçari është plagosur në kraharor. Të dy ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Kastriot Elezaj Renaldo Metushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.