Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Banka e Shqipërisë forcon më shumë masat për institucionet jobanka, Sejko: Ndryshimet ligjore hyjnë në fuqi në janar

18:42 / September 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sejko 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut operacional”, që adresojnë masa të shtuara për kontrollin në institucionet financiare jobanka. Guvernatori Gent Sejko pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës theksoi se ndryshimet ligjore pritet të hyjnë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm.

”Ndërhyrjet do të jenë në normat e interesit që aplikohen nga këto institucione si dhe do të ketë kritere më të forta për aprovimin e kredive që do t’u jepen qytetarëve. Ekonomia ka vijuar trendin në rritje, kredia me probleme është në nivele të ulëta 4.6 % dhe kreditimi në lekë ka shënuar rritje me 20 %, ndërsa kreditimi i ekonomisë me bazë vjetore u rrit në nivelin 15 %”, tha Sejko, teksa vuri në dukje se norma e inflacionit paraqitet e stabilizuar në nivelin 2.1 %, ku pa dyshim ndikim ka dhënë forcimi i lekut dhe inflacioni i importuar në rënie.

Sejko vlerësoi ecurinë pozitive të turizmit në rritjen e sektorit financiar dhe bankar, që siç tha ai, ka ndikuar në kreditimin e turizmit. Në raportin e Stabilitetit Financiar, që është një nga dokumentet e rëndësishme periodike të përgatitura nga Banka e Shqipërisë, theksohet se sistemi financiar në vend është i qëndrueshëm, por kredidhënia duhet të moderohet. ”Do të ketë filtrim më të mirë të klientëve që janë huamarrës në këto institucione, duke parandaluar një moshë të caktuar, një aftësi të caktuar”, tha Guvernatori.

Banka Guvernatori Gent Sejko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.