Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 28-vjeçar të shpallur në kërkim nga Italia për vjedhje në rrethana rënduese.
Ermir Gjeloshi është arrestuar pasi Gjykata e Pistoia / Itali, më datë 29.01.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Maksimumi i dënimit 10 vjet.
