Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka reaguar pas publikimit të lajmit të zhdukjes së një vule në një pergamenë të Manasitirit të Kamenës.
Në fakt nuk bëhet fjalë për një vulë të Sulltanit, por “Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dëshiron të njoftojë opinionin publik, duke marrë shkas nga disa përmendje edhe në media, se kemi konstatuar, gjatë punës sonë, mungesën e një fragmenti përbërës të një dokumenti. Fragmenti që mungon është një vulë plumbi e vitit 1640, që ndodhej bashkëlidhur me një dokument që, në terminologjinë e fushës, emërtohet sigjil. Nuk kemi të bëjmë me vulë fizike modern”, thotë DPA.
Lexo edhe- Zhduket vula qindravjeçare nga Arkiva e Shtetit
Pjesa më e rëndësishme, vetë dokumenti në pergamenë, është i paprekur. Ngjarja po hetohet nga strukturat e specializuara. Në fakt për vendin tonë më shumë se sa vlerë monetare, kjo vulë sigjile ka rëndësi si pjesë historike e vendit tonë. Në Arkiv janë katër vendime të patriakut dhe dy prej tyre janë me vulë sigjile.
“Puna në arkiv na tregon se ka edhe raste kur dokumenti nuk gjendet në vendin e vet, por është keqvendosur në njësinë e ruajtjes, në kuti, apo në raft. Në raste edhe më të rralla, kemi konstatuar se dokumentet mungojnë. Koha kur dokumentet humbnin në arkiv dhe zbulohej pas muajsh apo vitesh e mbahej vetëm një akt konstatimi administrativ, siç janë dhjetra raste, kanë marrë fund një herë e mirë. Sistemet e sotme të sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave garantojnë që çdo parregullsi të zbulohet brenda një dite pune për të marrë masa të menjëhershme”, thekson DPA.
