Këtë herë Edi Rama ka folur për një dialog pa kushte me opozitën. Në takimin me kandidatët për kryebashkiakë në zgjedhjet e 30 qershorit ai ka thënë se është i gatshëm të ulet “me Lulin, por jo me kushte”.
““Jam gati të ulem me Lulin në çdo moment, e të ofroj gjithçka që kemi në dorë, por jo me kushte. Kushtetutën ne me të drejtën për t’u zgjedhur, Lulzimi për të mos hyrë në zgjedhje, këtë nuk ia sugjeroj as armikut, jo më Lulzmin që as armik nuk e kam e s’mund ta kem”, tha Rama.
Lexo edhe- Rama me kandidatët: Saliu do të djegë Shqipërinë. Zgjedhjet më 30 qershor
Përsa i përket bllokimit të procesit zgjedhor Rama ka habitur me deklaratën e tij. “Kush prek zgjedhjet i ndalohet përjetësisht hyrja në SHBA apo vendet e BE”, ka thënë ai.
“”Në asnjë cep bashkie nuk duhet të vë në dyshim a do bëhen apo jo zgjedhje. Kush i afrohet një qendre votimi, djeg veten, jo zgjedhjet. Sa më shumë të informohen për Kodin Penal, dhe nuk ja vlen të digjesh për politikën më kriminale të mundshme që të nxit të shkosh me këmbët e tua në burg, të dënuar për krime zgjedhore që u hiqet e drejta për hyrjen në SHBA dhe BE. Nuk dua t’ja shoh asnjë shqiptari këtë qeder, dhe të mbetet tërë jetën pa hyrë në BE dhe SHBA dhe shkoi e vajti pas udhëheqje që kërkon ta bëjë përshesh Shqipërinë. Do faktojmë me audio, me video me foto, çdo shkelje. Ne do të bëjmë një fushatë, në radhë të parë demokracinë, për përgjegjësinë e çdo kujt që tu rri larg të mbyturve që duan të mbytin Shqipërinë.”, tha Rama.