Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zëdhënësja e Demokratëve Euroatlantikë, Karabina: 180 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar prej 2013-ës

12:43 / September 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mirela Karabina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, zëdhënësja e Demokratëve Euroatlantikë, Mirela Karabina u shpreh se panorama e këtij viti është shembje shkollash e mbyllje e tyre si normë dhe propaganda e dështimeve të refomave në arsim. 180 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar prej 2013.

“180 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar dhe 295 shkolla 9-vjeçare të mbyllura që nga 2013-ta, rënie me 40% të numrit të nxënësve në zonat rurale dhe 20% në ato urbane (INSTAT) dëshmojnë shpopullimin masiv të vendit për shkak të korrupsionit qeverisës dhe humbjes së shpresës, migrimit të detyruar të familjeve nga fshati në qytet në kërkim të arsimimit më të mirë të fëmijëvë të tyre”, u shpreh Karabina.

Sipas saj, janë 222 vende të paplotësuara për mësues matematike dhe mësues të gjuhës dhe letersisë në gjithë vendin por sidomos në zonën veriore (Monitor 2024) për shkak të rënies së interesit për të vazhduar mësuesinë, pasojë kjo e indiferencës së Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit me situatën e rëndë të mungesës së mësuesve dhe formimit universitar të tyre.

“30 mësues në arsimin parashkollor janë regjistruar vitin e kaluar në Universitete, alarm ky që shumë shpejt do mbetemi dhe pa edukatorë të moshës më të rëndësishme të fillimit të edukimit”, vijoi Karabina. Sipas saj, vlerësimi ndërkombëtar “PISA 2022” për nxënësit 15 vjeçarë dëshmoi qartë se shkolla jonë vuan nga brendia dhe thelbi.

Mirela Karabina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.