SPANJE – Të mërkurën e kaluar, më 4 shtator, revista ‘Diez Minutos’ publikoi në kopertinën e saj një fotografi të Álvaro Moratas dhe Alice Campellos së bashku në Madrid. Futbollisti dhe modelja janë ‘gjuajtur’ nga ‘paparacët’ teksa po çonin fëmijët në ditën e parë të shkollës, gjë që ndezi sërish të gjitha spekulimet.
Për këtë arsye, gazetari Javier de Hoyos ka dashur të kontaktojë me futbollistin e ri të Milanit për të zbuluar situatën në gojën e tij: “Ai më thotë se është ngopur me këtë temë, se do t’i shpërthejë koka, se është lodhur duke iu përgjigjur gjithmonë të njëjtave pyetje dhe se nuk do ta bëjë më”,- ka thënë ish-drejtori i ‘Socialité’ përmes llogarisë së tij në ‘Instagram’”.
“Me Alicen kemi patur pajtim në nivel familjar, për të mirën e familjes sonë, Alisa është gruaja e jetes time, e dua shumë, nuk do ta fshij tatuazhin, por nuk do të kthehem më tek ajo”,- tha sulmuesi, i cili donte donte t’ia bënte të qartë partnerin e tij.
“Të dy e kanë të qartë se nuk do të bashkohen, por e bëjnë vetëm për familjen e tyre. Morata nuk i beson shumë gjërave që thuhen. Ai thotë, ‘por si do të jetojmë në të njëjtën shtëpi në Milano’? Ai më bën të qartë se ata nuk janë bashkë, dhe nuk do të kthehen”, këmbëngul gazetari de Hoyos.