Në prag debatit të parë presidencial mes kandidates demokrate Kamala Harris dhe atij republikan Donald Trump, diferenca mes te dyve në sondazhe është ngushtuar.
Sipas një sondazhi kombëtar të kryer nga gazeta New York Times dhe Universiteti Siena, ish-presidenti Trump qëndron 1 pikë përqindje para Harris, me respektivisht 48 dhe 47 përqind.
Megjithëse fushata Trump pati disa javë të vështira pas tërheqjes së presidentit Joe Biden nga gara në korrik, sondazhi më i fundit tregon se republikani gëzon mbështetjen e fortë të bazës së tij