Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ “Fisheku” i fundit i Berishës para SPAK

21:26 / September 11, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sb spak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Ndërkohë që po hynte në zyrat e SPAK për t’iu komunikuar akuza se ishte marrë i pandehur për korrupsion, pasi i dorëzuan një dosje me 500 faqe ku provohet favorizimi i vajzës së tij për të përfituar nga pushteti i babait kryeministër në procesin e privatizimit të paligjshëm të ish- Klubit “Partizani”, Sali Berisha, bëri kujdes të deklaronte qartë se do ishte kandidati për kryeministër i PD.

Ndërsa u ngjit me mundim në derën e makinës të përshëndeste militantët e paktë të rrugicës që e kishin shoqëruar deri aty, si ata talebanët kur shoqërojnë me ulërima duke çjerrë faqet, makinën me arkivolin e ndonjë lideri të tyre, ai nuk bëri deklarata as për përmbajtje të dosjes, as për marrjen si i pandehur, por gjeti kohë të zbulonte se ishte kandidat për kryeministër.

Që ditën e parë që ka nisur procesi i ndëshkimit ndaj tij në 9 shtator 2021, kur u përjashtua nga Grupi parlamentar i PD, pas shpalljes “non grata” nga SHBA, Berisha vendosi të rimarrë dhe formalisht PD për ta përdorur atë si mburojë politike.

Në një betejë të pamëshirshme për demokratët, ai përdori gënjeshtra, skenarë konspirativë, pakica të frustruara të së djathtës, njerëz me devijime mendore, hunjtë dhe varetë, dhe miliona euro të vjedhura nga koha e pushtetit, për t’u rikthyer pas tri vitesh në krye të PD.

Ai bëri pazare financiare e politike, shantazhe dhe blerje deputetësh, dhunë fizike dhe premtime politike, vetëm që t’ia arrinte asaj dite.

Dhe kur më në fund e arriti, kur mori vulën dhe logon që shpresonte se do ta mbronte nga SPAK, u mor dhe i pandehur. Beteja e tij trevjeçare për të rrëmbyer PD, i çoi në shtëpi një nuse të vdekur. Nuk i duhet më për asgjë.

Tani fisheku i fundit që i ka mbetur është të vetëshpallet kandidat për kryeministër. Kështu së paku e dëshpëron deri në fund PD, jo vetëm për zgjedhjet, por dhe për të ardhmen afatgjatë të saj.

D.m.th meqë nuk e mbrojti dot e shkuara e PD dhe logua e saj, shpreson ta mbrojë shpresa e PD për të ardhmen që të ketë një kryeministër.

Tani u thotë demokratëve luftoni që të më bëni kryeministër nga burgu, ose do rrini gjithë jetën në opozitë.

I vetmi keqkuptim që ka është se pas kësaj dite ai do të jetë ndonjë ditë i lirë. Nuk ka për të qenë më kurrë i lirë. Ky është procesi i parë i tij dhe është si gjyq kafenesh krahasuar me akuzat për vrasje që do t’i vijnë nga proceset e tjera, siç është ai i 21 Janarit. Ai të vetmin privilegj që ka është se derisa të dënohet, do rrijë në penxheren e shtëpisë së tij. Pastaj ç’fat të ketë.

I vetmi fat që nuk do të ketë, është që të jetë kryeministër. Ndaj po nxiton të paktën të shpallet kandidat. Kështu mund të duket njeriu më i rëndësishëm në Reç, por jo në Tiranë.

baze fisheku spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

20 mijë euro për të transferuar të dënuarin nga Turqia, SPAK çon në gjyq 3 persona

10:39 / February 7, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.