Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Detaje për vrasjen e dyfishtë, familjet kishin miqësi të vjetër. Mbetet e pakuptimtë pse Altin Kuka…

17:43 / September 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1725974381 lavdimirkurtajgramoskurtajaltinkuka transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Burg pa afat” për Altin Kukën, dy djemtë e tij Emaurisio dhe Ervis si dhe Tomorr Zyken, i cili strehoi të rinjtë pas vrasjes së Ladimir dhe Gramoz Kurtaj. Akuza e Prokurorisë për babanë dhe dy djemtë është vrasje në bashkëpunim dhe vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa për Tomorr Zykën, përkrahje e autorit të krimit.

Të katër personat e akuzuar nga prokuroria kanë qëndruar të heshtur në gjykatë duke lënë në fuqi deklaratën e parë të Altin Kukës që tha se i vrau dy vëllezërit për shkak të sherrit mes djemve të tij dhe të viktimave.

Më herët, në polici Altin Kuka dhe djemtë deklaruan se sherri kishte nisur fillimisht mes djemve të viktimave dhe një punonjësi në pularinë e familjes Kuka.

Më pas, Gramoz dhe Ladimir Kuka kanë takuar babanë 79-vjeçar të Altin Kukës për t’u sqaruar. Por nga ky takim situata është përkeqësuar deri sa Altin Kuka mori kallashnikovin dhe e zbrazi në drejtim të dy vëllezërve.

Katër ditë pas ngjarjes, ende nuk ka një motiv të qartë për vrasjen e dyfishtë në Kurjan. Altin Kuka u vetëdeklarua fajtor pasi u vetëdorëzua në polici duke rrëfyer edhe shkakun e krimit që kreu. Familjet Kuka dhe Kurtaj kishin miqësi të vjetër dhe mbetet e pakuptimtë pse Altin Kuka arriti deri aty sa të vrasë me gjakftohtësi bashkëfshatarët dhe miqtë e tij.

Altin Kuka krim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.