Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Peqin, kultivuan 150 rrënjë kanabis rreth banesës, 5 në pranga, mes tyre edhe një 19 vjeçar 

10:06 / September 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia elbasannn 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kultivuan 150 rrënjë kanabis rreth banesës në Peqin vendosen në pranga 5 persona.

Sekuestrohen bimë narkotike kanabis në proces tharjeje, lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza, një shumë e madhe parash në lekë, euro e paund të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, dhe një armë e ftohtë (thikë).

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan në kuadër të një procedimi penal të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, bazuar në informacionet e grumbulluara si rezultat i hetimit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor antidrogë të koduar “Vashaj”.

Në kuadër të këtij operacioni në fshatin Vashaj, Peqin, u goditën 2 raste të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, raste për të cilat u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Skënder Bashvogli  62 vjeç dhe Rodolf Bashvogli 23 vjeç (babë e bir), pasi gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve dhe përreth saj janë gjetur 150 bimë narkotike shumica të kultivuara në tokë dhe një pjesë e bimëve në proces tharjeje, një sasi kanabisi gati për shitje, 2.600.000 lekë të rinj, 3890 euro dhe 6770 paund, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale dhe 1 thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;

– Kadri Shega 58 vjeç, Miklovan Shega 34 vjeç dhe Ervin Shega 19 vjeç (babë e bir dhe nipi), pasi në ambientet rreth banesës së shtetasit K. Sh., janë gjetur disa bimë kanabis në proces tharjeje, si dhe një sasi kanabis gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

5 pranga Kanabis Peqin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.