Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fabio Gjonaj dhe Kënga Haziri kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni madhështore në Tiranë

11:16 / September 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 09 15 at 10.52.15
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një ceremoni elegante po aq dhe madhështore në hapësirat e Pallatit të Brigadave (Ish-Pallati Mbretëror ndërtuar nga Mbreti Zog) në Tiranë, Fabio Gjonaj dhe Kënga Haziri kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.

Familjarë, shumë miq dhe të ftuar nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, u mblodhën në këtë gëzim të përbashkët të familjeve Gjonaj dhe Haziri. Anëtarë ndër vite të Qeverive të këtyre vendeve, Parlamenteve, qeverisjes vendore dhe institucioneve të tjera, ishin të pranishëm në ceremoni.

Në Kopshtin e Dafinave, Kënga dhe Fabio kanë thënë “Po” për të përjetësuar lidhjen e tyre të gjatë, që tashmë prej kohësh e ka bërë bashkë Shqipërinë dhe Kosovën.

Një natë super emocionuese për dy të rinjtë që nuk kanë vetëm sukses e fat në dashuri, por edhe nëbashkëudhëheqjen prej vitesh të një prej kompanive më të suksesshme të Gjonaj Group Holdings.

Në formën e një befasie të bukur, nëna e Këngës, Znj. Mirvete Bajrami Haziri u dedikoi një këngë të krijuar dhe kënduar prej saj, Këngës dhe Fabios.

kenga

Të ftuarit u mirëpritën nga etërit e çiftit, Z. Besnik Gjonaj dhe Z. Lutfi Haziri të cilët u uruan mirëseardhjen dhe shprehën kënaqësi dhe nderim për praninë e tyre.

Kënga dhe Fabio falënderuan nga zemra të gjithë të ftuarit që iu bashkuan kurorëzimit të dashurisë së tyre duke i shtuar edhe më shumë gëzim, gëzimit të tyre.

S’ngelet tjetër veçse t’i urojmë çiftit, Kënga dhe Fabio, jetë të gjatë, fat dhe plot dashuri për njëri-tjetrin!

WhatsApp Image 2024 09 15 at 13.19.31

Fabio Gjonaj Kenga Haziri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.