Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kishin përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojrave të fatit, arrestohet pronari dhe kamarieri i lokalit në Lushnje

12:52 / September 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1723277877xpolicia 11 726 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

LUSHJNE- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Lushjne pasi kishin përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojrave të fatit. Mësohet se në pranga kanë rënë 23-vjeçari me iniciale J.T pronari i lokalit dhe 21-vjeçari me iniciale K.A kamarier.  

Gjithashtu në aparatet celular të dy të rinjve shërbimet e Policisë gjetën faqe të ngjashme me ato të lojrave të fatit, dhe nga kontrolli i lokalit u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i Policisë: 

Lushnjë/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli”, dhe “Sundimi i Ligjit”. Kishin përshtur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojrave të fatit, vihen në pranga pronari dhe kamarieri i lokalit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli”, dhe “Sundimi i Ligjit”, nga kontrollet e ushtruara në ambjente dhe lokale, kanë goditur një tjetër rast të përdorimit të drograve në lokale, si dhe përshtatjen e lokalit për aktivitetin e jashtëligjshëm të lojrave të fatit.

Për këtë rast u kapën në flagrancë shtetasit J. T., 23 vjeç, dhe K. A., 21 vjeç, (pronari dhe kamarieri i lokalit), të dy banues në Lushnjë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur lokalin në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, për përdorim të lëndës së dyshuar narkotike cannabis, si dhe për aktivitetin e lojrave të fatit. Në aparatet celular të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën faqe të ngjashme me ato të lojrave të fatit, dhe nga kontrolli i lokalit u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi shtetasit J. T., dhe K. A. Në cilësinë e provës materiale u sekuestua lënda narkotike, 1 grirëse, dhe 5 aparatë celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Arrestim lushnje Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.