Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bie numri i kërkesave për azil në BE

09:15 / September 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8649
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri i kërkesave për azil në BE po shënon një rënie të lehtë. Por megjithatë shifrat vazhdojnë të jenë të larta. Numri i azilkërkuesve në BE, si dhe në Norvegji dhe Zvicër ra pak në gjysmën e parë të vitit. Por kjo shifër vazhdon të jetë më shumë se gjysmë milioni.

Nga janari deri në fund të qershorit, Agjencia e Azilit e Bashkimit Evropian (EUAA) numëroi gjithsej 513,000 aplikime të reja, sikurse njoftoi kjo agjenci me seli në ishullin mesdhetar të Maltës. Krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2023, kjo do të thotë një minus prej 6,000. Statistikat përfshijnë shifrat e azilkërkusve në të gjitha shtetet e BE-së, si dhe Norvegjia dhe Zvicra, të cilat të dyja nuk i përkasin Bashkimit Evropian.

Gjermania kryeson me numrin e kërkesave

Shumica e kërkesave për azil janë në Gjermani: 124,000. Kjo përkon me pothuajse një të katërtën e totalit. Megjithatë, sipas agjencisë së BE-së, autoritetet gjermane kanë marrë rreth 30,000 Kërkesa më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shifrat për Gjermaninë ndryshojnë pak nga informacioni i dhënë nga zyra përgjegjëse federale në Nuremberg. EUAA pret më shumë se një milion aplikime për zonën e mbuluar deri në fund të vitit.

Shumë kërkesa nga Siria dhe Afganistani

Sipas agjencisë EUAA, shumica e azilkërkuesve vinin nga Siria e shkatërruar nga lufta civile: 71,000, një rritje prej shtatë për qind. Më pas vjen Afganistani me 45 mijë azilkërkues, një rënie prej 18 për qind.

Nga Venezuela kërkuan azil 37,000 vetë – pothuajse të gjithë në Spanjë. Këto shifra nuk përfshijnë rreth 4.5 milionë ukrainas që kërkuan strehim në BE dhe morën mbrojtje të përkohshme si rezultat i luftës së agresionit rus./DW

azil BE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.