Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Diploma false nga Kolegji Universitar “Wisdom”, Ministria e Arsimit: S’kemi certifikuar kuota pranimi. Po ndiqet procedura për ta mbyllur

14:29 / September 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
452953765 18241581946260403 7703818850500926195 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një skandal është zbuluar që ka të bëjë me shitjen e diplomave dhe certifikatave false nga Tirana për shtetas italianë, përmes kolegjit universitar “Wisdom”. Ministria e Arsimit dhe Sportit thotë se për periudhën 2023-2024, ka nisur verifikimin e pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar WISDOM. Bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, MAS thotë se po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë Kolegji Universitar WISDOM. Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vitin e ri akademik 2024-2025, thotë se nuk ka çertifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar WISDOM.

Zbulimi i skemës së mashtrimit

Pas një hetimi të gjatë të Guarda Di Finanza në Itali, janë vënë në pranga 9 persona, mes të cilëve edhe pronari i Wisdom University, Savino Cianci, siç rezulton në dokumentet e qendrës kombëtare të regjistrimit të biznesi në Shqipëri.

Ata akuzohen për një skemë mashtrimi me dhënien e diplomave fiktive, teksa sipas mediave italiane hetimet nisën pas një denoncimi të bërë nga një qytetar.

Konkretisht në pranga kanë rënë Maria Saveria Modaffari, 38 vjeçe, Fortunata Giada Modaffari, 33 vjeçe, Maria Attisano, 57 vjeçe, Lucia Catalano, 44 vjeçe, Savino Cianci, 60 vjeç, Leonardo Catalano, 42 vjeç, Marco Lombardi, 52 vjeç, Antonio Caporale, 33 vjeç dhe Maria ‘Mdaraa, 36 vjeçe.

Referuar mediave italiane, thuhet se ata merrnin afërsisht rreth 8 mijë euro për çdo diplomë apo vërtetim fals që u jepej “studentëve”. Sipas dosjes hetimore, mediat italiane shkruajnë se ka pasur edhe raste kur u janë dhënë në këmbim një çantë e një firmë të njohur, me vlerë 1200 euro.

Diploma false Kolegji Universitar "Wisdom"
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përkeqësohet moti, Policia apelon për kujdes

08:22 / July 24, 2026

Veliaj kërkon paligjshmëri të Ols Dados si prokuror, sot seanca në Administrative

08:19 / July 24, 2026

Sot mbledhja e Grupit Parlamentar të PS/ Zbardhen diskutimet, Rama pritet të ndajë qëndrimin e tij mbi protestën

08:13 / July 24, 2026

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.