Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

VIDEO/ Malltezi: Mashtrimet e SPAK-ut dhe prokurorëve politikë në procesin e kthimit të pronës

15:30 / September 17, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 60
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jamarbër Malltezi në një konferencë për mediat ka publikuar të gjitha parregullsitë që janë gjetur në hetimin e SPAK sa i përket dosjes së Kompleksit Partizani i cili u kaloi pronareve të vërtetë të pronës. Malltezi është shprehur se SPAK ka fshehur dokumentat qëllimisht për të devijuar hetimet pasi ata po zbatojnë urdhrat e Edi Ramës për të arrestuar politikisht kreun e opozitës Sali Berisha dhe jo hetimi sipas standardeve për të nxjerrë të vërtetën nnga e gjithë kjo histori.

Deklarata e plotë

Përshëndetje! Le të shohim një nga thagmat e radhës të shprehjeve të prokurorëve politikë, shërbyes të Edi Ramës në aktakuzën e tyre. Qysh në faqen 3 kanë bërë një shënim, koment politik në të cilin thonë, Jamarbër Malltezi shfaqet si një person i pushtetshëm, por në asnjë pjesë të aktakuzës nuk kanë asnjë dokument, asnjë letër të Jamarbër Malltezit në asnjë nga institucionet e shtetit shqiptar deri në 2009 që ka mbaruar procesi.

Interesante është që në asnjë nga faqet e akuzës nuk ka asnjë dëshmi, nuk del asnjë njeri që të thotë që Sali Berisha, apo Jamarbër Malltezi ka bërë presion për çfarëdolloj gjëje. Më pas për të mbështetur argumentin e tyre, komentin politik të Edi Ramës, thonë: veprimet janë kryer me shpejtësi. Ky është një mashtrim tjetër sipas urdhrit politik. Le të shohim procesin e kthimit të pronës.

Ky është dokumenti i njohjes dhe kthimit të pronës së familjes Begeja qysh në vitin 1996. Ka patur edhe kthim pjesor, edhe njohje. Dhe ky është vendimi final i 2007. Pra, 12 vjet për një person të pushtetshëm për t’i kthyer pronën. Ndërkohë që ligji ka patur afate 2 dhe 3 mujore për përgjigjen e këtyre. Të merremi me privatizimin e këyre objekteve. Privatizimi i këtyre objekteve ka filluar nga shkresat e ministrit Anastas Angjeli për fillimin e procedurave të privatizimit dhe përgjigjen e ministrit Blendi Klosi, që bien dakord qysh në korrik të vitit 2005. Thotë: shprehemi dakord për fillimin e procedurave.

Por kur ka përfunduar kjo? Pra, nga korrik 2005. Njëri klub ka përfunduar në nëntor 2008 dhe tjetri në nëntor 2009. Pra, për mbi 3 dhe për mbi 4 vjet. Janë bërë procedurat shpejt, sipas prokurorëve politikë të nënshtruar nga SPAK. Unë jam 1 në 510 mijë shqiptarë të cilëve i është kthyer toka e vjedhur padrejtësisht nga shteti komunist shqiptar. Më është kthyer më pak se 1%, vetëm 410 metra.

Por unë jam i burgosur politik, sepse kështu ka urdhëruar Edi Rama dhe falangat e Sorosit në drejtësi. Pse gënjeu SPAK-u, pra? Pse tha SPAK-u që janë bërë shpejt, kur procesi i kthimit të pronës ka marrë 12 vjet, ndërsa privatizimi për mbi 4 vjet. Çfarë halli i shtyu këto prokurorë shërbyes të Edi Ramës të gënjejnë? Ju faleminderit!

Jamarbër Malltezi spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.