Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Është mashkull apo femër? Miss Turqia për komentet: Vendi po përjeton tragjedi më të mëdha se zgjedhja ime

15:59 / September 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
miss turkiye
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Idil Bilgen është “Miss Turqia 2024”, por në rrjet ajo po “masakrohet” me komente kundër. Sipas njerëzve, ajo nuk ka të bëjë me modelingun pasi pamja e saj ngjason me të një mashkulli. Ky debat që “gumëzhin” nëpër Turqi nxorri në pah seksizmin, standardet e bukurisë dhe bullizimin. Personazhet publike janë ndarë në dy grupe, në atë të mbrojtjes së 24-vjeçares dhe në atë të bullizimit ndaj saj.

Disa përkrahin mendimin se ajo simbolizon bukurinë e brendshme, inteligjencën dhe individualitetin, ndërsa të tjerët shprehen se në të vërtetë ajo simbolizon lekët dhe pozicionin që ka babai i saj, pasi ai është ambasadori turk në Ukrainë. 24-vjeçarja Bilgen, 1.80 m e gjatë dhe është diplomuar në fakultetin e mjekësisë. Pas kurorëzimit të saj, shumë në mediat sociale vunë në pikëpyetje përshtatshmërinë e saj si mbretëreshë bukurie dhe menduan se statusi profesional i babait të saj ndikoi në rezultatin.

Këngëtarja e njohur turke Aleyna Tilki ishte ndër të parat që shprehu mbështetjen e saj. Tilki kritikoi standardet konvencionale të bukurisë. “Edhe pse në përgjithësi nuk i mbështes konkurset e bukurisë, i admiroj vërtet gratë që janë të suksesshme, kanë një histori dhe janë unike. Ajo përfaqëson gratë turke me bukurinë e saj cilësore”, tha ajo. Këngëtarja e famshme transgjinore turke Bülent Ersoy, e cila shpeshherë quhet “Diva” nga fansat e saj, gjatë një interviste tha se ajo duket si një burrë. “A është kjo bukuroshe? Ajo ka tipare mashkullore. Por të kursejmë fjalët të mos e mërzisim “vajzën””, tha Ersoi.

Vetë 24-vjeçarja ka mbyllur të gjitha komentet në rrjetet e saj sociale dhe thotë se vendi po përjeton tragjedi më të mëdha se zgjedhja e Miss Turqia, sidomos dhuna ndaj grave. “Në një kohë kur vendi ynë po përjeton tragjedi si dhuna ndaj grave dhe fëmijëve njerëzit flasin për fizikun tim, ia atribuoj komentet negative që bëhen për mua për faktin se njerëzit nuk kanë asgjë më të mirë për të bërë. Ata janë njerëz që shprehin mendimin e tyre pa ditur asgjë. Nuk më interesojnë komentet e tyre”, tha Miss Turqia.

Idil Bilgen Miss Turkey
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në “Për’puthen”/ Për herë të parë, një konkurrent indian i bashkohet emisionit

21:59 / September 17, 2026

“Dy gosti”, filmi me lejlekun punëtor do të restaurohet

14:20 / September 13, 2026

Një nga ikonat e muzikës greke/ Kush ishte Giorgos Mazonakis që prej vitesh pushtoi skenën, këngët që shënjuan karrierën e tij

18:19 / September 9, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.