Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

5 milionë euro për investimet në Bujqësi, ministrja Denaj: Më 30 shtator nisin aplikimet online

15:34 / September 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
denaj3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e cilësoi Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi, një skemë komplementare të Skemës Kombëtare me subvencione, që është lançuar në fillim të këtij viti, në mbështetje të fermerëve.

Skema Kombëtare e Investimeve, tha Denja sot gjatë një interviste televizive, ka në fokus mbështetjen e investimeve në infrastrukturë në sektorë potencial të bujqësisë si në blegtori dhe akuakulturë. Skema ka një buxhet, i cili për këtë vit fillon me 5 milionë euro, tha ministrja

“Shuma prej 5 milionë euro që ofrohet për të ndihmuar të angazhuarit në bujqësi, blegtori dhe peshkim për të investuar në serra, stalla, mekanikë bujqësore, akuakulturë dhe rrjeta antibreshër, mbështet me financim grant deri në 50% të vlerës së investimit”, u shpreh Denaj. Synimi ynë theksoi ajo, është t’i japim nxitje potencialit të prodhimit bujqësor që është mjaft i kërkuar nga tregu vendas dhe për eksport.

“Kemi një objektiv të qartë për rritjen e prodhimit bujqësisë si kërkesë e brendshme dhe e tregut të eksporteve, ndaj me politikat tona, do të mbështesim jo vetëm me subvencione kombëtare por edhe me skemë investimesh, ku 50% e investimit është grant. Vlefta për ketë skemë është 5 milionë euro për një periudhë nga tetori deri vitin tjetër në pagesa për fermerët”, theksoi Denaj.

Ministrja tha se, nisja e aplikimeve online fillon më 30 shtator dhe ekspertët e bujqësisë janë në gatishmëri t’i përgjigjen çdo interesi të fermerëve, për dosjet që duhet të dorëzojnë në lidhje me investimet që duan të realizojnë.

Gjithashtu theksoi se, skema e subvencioneve është gjithëpërfshirëse dhe nuk përjashton askënd të aplikojë në Skemën e Investimeve. Ministrja bëri të ditur se, falë zhvillimit të turizmit është arritur një ritëm rritje e bujqësisë edhe për eksportet edhe për tregun vendas.

Sipas saj, 600 milionë euro eksporte u shënuan në fund të vitit të kaluar ndërsa objektivi është 1 miliardë në 2030, por fakt është rritja e sektorit nga viti në vit. “Këtë 7 mujor eksportet janë rritur me 17,7 % ndërkohë që rritja e eksporteve në vendet e BE-së shënon 22% rritje. Këto janë shifra që na inkurajojnë për të nxitur sipërmarrjet në bujqësi me qëllim rritjen e eksporteve” tha ajo.

investimet në Bujqësi ministrja Denaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026

Nga Ksamili te Alpet/ Media spanjolle jehonë bukurive dhe potencialit turistik të Shqipërisë

10:43 / July 23, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.