Olta Gixhari, e ftuar në podkastin “Zë me Mirën” ka folur për shumëçka. Aktorja u shpreh se ajo është përballur shpesh me komente të tipit: “Nuk do bëhesh kurrë mama”, të cilat megjithëse i kalonte me buzëqeshje, sërish e lënduan.
“E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten se si isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. “Ti do të bëhesh mami? Jo, kurrë”. Edhe unë qeshja, ok, por më vriste shumë brenda vetes. Thoja: “Sa sipërfaqësorë që janë, se unë jam dhe shumë e ndjeshme”. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj”.
Ajo tregoi se në kushte të tjera, nuk do i thoshte kurrë “po” një programi si “BBVA 2”, por i duhej një shkëputje. “Kisha nevojë (për pjesëmarrjen në “BBVA 2”). Ëshë një emision që unë kurrë nuk do thoja “po”. Një njeri që mezi bën një intervistë, shfaqet në një reality show. Ka qenë një periudhë e çuditshme, se u bëra mama me plan. Unë hoqa dorë nga gjithçka, hoqa dorë nga teatri, hoqa dorë nga bizneset e mia”.
Olta tha edhe se u përball me shumë urrejtje dhe se edhe familja e saj u cek nga kjo lukuni fjalësh: “Nuk më gjykuan, më urryen. Familjarët e mi e kanë përjetuar dhe më vjen shumë keq për këtë. Turma ka gjykuar edhe Krishtin, e ka kryqëzuar. Unë nuk dua ta paralelizoj veten me Krishtin, nuk më shkon mendja, por jam në pozicion shumë të vështirë. Unë nuk jam njeri që dua me medoemos që të më duan të gjithë, edhe pak nuk ka problem fare. Unë e di që jam lehtësisht e keqkuptueshme. Ata që më duan, më duan fort. Ka njerëz që më kërkojnë ndjesë që më kanë urryer, (më thonë) se nuk më kanë kuptuar”.
