Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Malltezi: Pagesat Berishës nuk ia kam bërë unë, por e bija! Prokurorët e SPAK gënjejnë me urdhër politik

19:35 / September 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha jamarber malltezi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jamarbër Malltezi ka sqaruar se çdo pagesë që evidentohet në dosjen e SPAK-ut në lidhje me gjyqet e liderit të opozitës, të zhvilluara jashtë vendit, është përballuar nga e bija. Malltezi është shprehur se të gjitha pagesat janë bërë publike dhe janë raportuar në institucionet përgjegjëse.

Deklarata e plotë

Prokurorët politikë gënjejnë kur shkruajnë se Jamarbër Malltezi ka paguar faturat e avokatëve të Sali Berishës. Në fakt te gjitha ia ka përballuar e bija, Argita. Unë kam paguar veç për gjyqin në Francë dhe me shumë kënaqësi ia mbuloj, por nuk e kanë pranuar, ndaj është shënuar borxh dhe është deklaruar si borxh edhe në ILDKP. Më pas, janë 2 pagesa të tjera që kam kryer për në Angli me e-banking, por që të dyja janë rimbursuar 100% nga Argita.

Më pas gënjen që pagesat për Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, të cilat jane zekat-bamirësi për trajtimin e fëmijëve. Këtë zekat e kryej çdo vit, biles e kam kryer edhe para 2 javësh për një fëmijë tjetër në këtë qendër, por mendjet malinje të shërbëtorëve politikë e konsiderojne bamirësinë si krim apo vepër penale.

Unë e kryej çdo vit me bankë, pasi kam paguar çdo detyrim tatimor. Çdo lek i paguar shkon për trajtimin e fëmijëve, për pagesat e mjekëve, sanitareve, krijimin e kushteve për trajtimin e fëmijëve. Znj.Berisha punon për humanizëm në mënyrë vullnetare dhe nuk ka asnjë të ardhur, nuk merr pagë, as shpërblim. Pra, vetëm jep për këtë fondacion.

Pra, unë heq para të miat nga banka për të paguar trajtimin e fëmijëve dhe asnjë nga familja Berisha nuk përfiton asnjë lek. Atëherë, pse shërbëtorët politike të Edi Ramës e shënojnë bamirësinë si përfitim direkt të Sali Berishës? Këtë vetëm një mendje malinje e urdhëruar nga shërbimi politik i Edi Ramës mund ta thotë.

Nuk ka asnje fakt, asnjë dëshmi, asnjë dokument që Jamarbër Malltezi ka pranuar apo ka dhënë ryshfet për asnjë person dhe nuk del në asnjë faqe të këtij dokumenti që e quajnë aktakuzë. Por shërbëtorët politikë të Edi Ramës e shpallin bamirësinë si krim, apo si vepër penale.

Berisha Jamarbër Malltezi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.