Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një personi të dënuar për lëndë narkotike

12:15 / September 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8743
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka sekuestruar pasuritë e një personi të dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Kjo Prokurori regjistroi procedim pasuror për shtetasin E.B, për shkak të dyshimit të krijuar se ky person i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve) apo persona të lidhur më të, kanë në pronësi apo posedim pasuri që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Në funksion të procedimit pasuror, organi i akuzës ka kryer një verifikim të plotë të veprimeve ekonomike dhe juridike të shtetasit E.B dhe/ose personave të lidhur me të, me qëllim evidentimin e pasurive që këto persona zotërojnë/posedojnë, si dhe nëse këta persona kanë pasur burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive.

Pas kryerjes së verifikimeve dhe ekspertimit kontabël të tyre, ka rezultuar se ato nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e pasurisë në zotërim apo posedim të tyre. Këto pasuri dyshohet se janë krijuar si rezultat i veprimtarisë së paligjshme pasi shtetasi E.B., ka qënë i dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikimit të narkotike” parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal. Gjithashtu, nga të dhënat e administruara gjatë hetimit shtetasi E.B., ndodhet aktualisht i arrestuar nga autoritetet Austriake, si i dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me trafikimin e narkotikëve.

Për rrjedhojë, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është kërkuar në Gjykatë marrja e masës parandaluese me karakter pasuror, e cila konsiston në sekuestrimin e pasurive të paluajtëshme:

  • Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 138.3 m2; dhe
  • Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 50 m2.

Fier
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton automjetet

08:32 / July 22, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.