Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shisnin drogë sintetike në lokalet e natës, arrestohen dy polakë në Sarandë

14:26 / September 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1727006386xcapture 444 770x418 495
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SARANDA- Dy polakë u arrestuan në Sarandë pasi u kapën duke shitur drogë sintetike metamfetaminë. Mësohet së bashku me lëndën narkotike, në ambientet ku ata qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparate celulare, 4 fishekë dhe 4 targa të huaja automjetesh. Të arrestuarit janë Grzegorz Ogorkiewicz dhe Sebastian Pekrol. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se dy shtetas posedonin lëndë narkotike me qëllim shitjen, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 34”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit polakë G. O., 38 vjeç dhe S. P., 47 vjeç.

Gjatë kontrollit në ambientet e një hoteli ne Sarandë, me administrator shtetasin G. O. konkretisht në dhomën ku qëndronte vetë shtetasi G. O së bashku me shtetasin S. P., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar metamfetaminë në formën e kristaleve, të cilat dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i posedonin me qëllim shitjen, kryeshisht në lokalet e natës, në qytetin e Sarandës.

Së bashku me lëndën narkotike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 aparate celulare, 4 fishekë dhe 4 targa të huaja automjetesh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Arrestim sarande
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.