Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet greku në Korçë, ja çfarë iu gjet në makinë

11:37 / September 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Korce1 1 768x428 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas grek, pasi i janë gjetur në makinë dhe në banesë steka me cigare pa pullë fiskale, që dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanëeb se personi i arrestuar për kontrabandë është Vasileios Trasias.

“Korçë/Si rezultat i zbatimit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, goditet një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Iu gjetën në automjet dhe në banesë, 160 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar nga Greqia, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari (shtetas grek).

Sekuestrohen stekat me cigare, një shumë parash, automjeti dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kondrabandës së mallrave, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjnca policore, kanë goditur një rast të veprimtarisë kriminale në këtë fushë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi grek V. T., 46 vjeç banues në Greqi, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në hyrje të qytetit të Devollit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. T., në të cilin gjatë kontrollit kanë gjetur dhjetëra paketa me cigare, pa pullë fiskale. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Çiflig, shërbimet e Policisë gjetën paketa të tjera me cigare, pa faturat përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 160 steka me cigare të llojeve të ndryshme, 1038 euro, 2 celularë dhe automjeti i 46-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia,

Korce
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.