Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

VOA: Zelenski pritet të paraqesë planin për fitore në luftën me Rusinë gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë

16:51 / September 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 87
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski do të diskutojë planet e tij për të fituar luftën kundër Rusisë të enjten në takimin me presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Në këtë takim pritet të diskutohet edhe kërkesa e Ukrainës për përdorimin e armëve të perëndimit për të goditur objektiva në thellësi të territorit të Rusisë. Udhëheqësi ukrainas thonë se ato janë të nevojshme për të degraduar aftësinë e Rusisë që kryen sulmet të përditshme me raketa dhe dronë në Ukrainë.

Zoti Zelenski tha se ka biseduar me Presidentin Biden të mërkurën gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, duke e falënderuar atë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën. Presidenti ukrainas tha gjithashtu se e kishte njoftuar homologun e tij amerikan mbi situatën në vijën e parë të frontit.

Ndërkohë, ish-presidenti amerikan Donald Trump, fajësoi Presidentin Biden dhe Nënpresidenten Kamala Harris, që i kanë premtuar ndihmë ushtarake Kievit në vend që të nxisin udhëheqësit ukrainas që të heqin dorë nga territoret e pushtuara nga Rusia në këmbim të paqes.

“Biden dhe Kamala lejuan që kjo të ndodhte duke furnizuar Zelenskin me para dhe municione si asnjëherë më parë”, tha zoti Trump. Ish-presidenti republikan thotë se Ukraina duhet të kishte bërë lëshime ndaj Moskës përpara se forcat ruse të fillonin sulmin në shkallë të gjerë ndaj Kievit në shkurt të vitit 2022.

“Çdo marrëveshje, madje edhe marrëveshja më e keqe, do të kishte qenë më e mirë se situata në të cilën jemi tani”, tha zoti Trump. Ish-presidenti theksoi se Ukraina tani është në një pozicion të vështirë për të negociuar përfundimin e luftës. “Çfarë marrëveshje mund të bëjë? Ukraina është shkatërruar. Njerëzit kanë vdekur. Vendi është kthyer në gërmadhë”, tha zoti Trump

Ushtria e Ukrainës tha të enjten se rrëzoi 66 dronë dhe katër raketa të lëshuara gjatë natës nga forcat ruse. Ministria ruse e Mbrojtjes tha të enjten se kishte rrëzuar katër dronë ukrainas mbi rajonin e Belgorodit, dy dronë mbi rajonin e Kurskut dhe një tjetër dron në Briansk. Vyacheslav Gladkov, guvernator i rajonit të Belgorodit, tha se një person u vra në njërin nga sulmet me dron që goditi një makinë. /VOA/

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.