Në liqenin e Prespës, janë hedhur 620,000 rasate krapi autokton. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vuri në dukje se hedhja e rasatit të peshkut po jep rezultate në ripasurimin dhe ripopullimin e krapit që konsiderohet pasuri natyrore.
Denaj theksoi se kjo periudhë e hedhjes së rasatit të peshkut korrespondon edhe me periudhën e shtimit natyral dhe vjen në zbatim të menaxhimit të qëndrueshëm të peshkimit dhe në kuadër të zbatimit të programit të ripopullimit të kategorive ujore me specie autoktone.
Në Liqenin e Prespës ka nisur procesi i lëshimit të rasatit të krapit autokton i prodhuar dhe rritur në ekonominë e rritjes dhe prodhimit të rasatit të krapit në Zvezdë të Korçës. “Pasurimi i liqenit me rasatet e peshkut është një vlerë e shtuar në rritjen e numrit të stokut të species së krapit”, tha Denaj.
