Ngjarja e pazakontë ka ndodhur të enjten e kaluar, më 16 maj, në Bollate, një provincë në qytetin e Milanos. Një hajdut shqiptar, 33 vjeç shkoi në qendrën sportive “Ardor” në Bollate me synimin për të hyrë në dhomat e zhveshjes së kalçetos, teksa lojtarët po luanin ndeshjen në fushë.
Hajduti shkoi menjëherë në dhomat e zhveshjeve rreth orës 21:00, por fati i tij i keq, ishte që në fushë nuk ishte njerëz të zakonshëm, por karabinierët. Shqiptari u befasua, teksa në momentin që po hapte dhomën me një kaçavidë, u arrestua menjëherë.
Gjithsesi ndeshja e karabinierëve dështoi atë ditë, për fajin e tij.