Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD, bojkot vetëm për një ditë në Komisionet Parlamentare pas burgosjes së Ervin Salianjit

15:29 / September 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas burgosjes së Ervin Salianjit, demokratët e nisën me bojkot marrëdhënien e re me Parlamentin në një kohë kur Shqipëria është një hap larg çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Përjashtim me porosi të liderit në izolim bëri vetëm Komisioni për Çështjet Europiane ku kryenegociatorja e Shqipërisë Majldinda Dhuka do të prezantonte dokumentin konfidencial të çeljes së grup kapitujve të parë themelorë me Bashkimin Europian. Demokratët u kujdesën të ndajnë aksionin e tyre nga çështjet e integrimit.

Tabaku: PartiaDemokratike është e vetëdijshme që sot ndodhemi larg një vendi me kushte të plotësuara, por ne besojmë se ky është një proces për Shqipërinë e shqiptarët jo për politikën. Por, qëndrimi i opozitës nuk u mirëprit nga socialistët.

Peleshi: Thatë që e respektoni procesin e integrimit por se di si quhet mbështetje ky fillim. Për një proces që nuk është i yni as i juaji por i shqiptarëve ju lutem mos kemi marrje peng mikrofoni. Krahas thirrjeve të kolegëve të majtë, opozitarët vijuan të këmbëngulin se mazhoranca nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave.

Paloka: Ky parlament nuk respekton as Kushtetuesen. Çështja Xhaçka tregon qëndrimin e kësaj mazhorance ndaj kësaj gjykate.

Etilda Gjoni: Deri në këtë pikë, në këto rezultate me këtë pozicion negociues na ka sjellë drejtësia dhe me drejtësinë nuk negociojmë ashtu siç nuk komentojmë asnjë vendim gjykate.

Me mbylljen e dyerve të Komisionit, demokratët vendosën të largohen duke mos e votuar dokumentin që i paraprin mbledhjes së Konferencës së Dytë ndërqeveritare e parashikuar për në 15 tetor.

Paloka: Nuk kemi kompleks le të na akuzojnë se nuk e duam integrimin, se e kemi treguar se kush jemi ne dhe ata, por ne nuk mund të mbyllim sytë kur na mbahet lideri ne izolim dhe na burgoset deputeti.

ervin salianji PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.