Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Loja e opozitës me komisionerët, si mund të sabotohen zgjedhjet momentin e fundit

14:51 / May 19, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Votimi KQZ manadatet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Edhe pse nuk janë regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit, dy partitë më të mëdha në opozitë, duke pretenduar për shkelje të rënda me procesin zgjedhor kanë vendosur të regjistrojnë anëtarët e tyre në çdo KZAZ.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore të PD-së, Ivi Kaso, dhe përfaqësuesi i LSI-së depozituan në KQZ emrat e tyre dhe do të jetë vendimi që KQZ do të marrë që do të zyrtarizojë këtë kërkesë të opozitës, raporton tirananews.al.

Por edhe pse në qëndrimin zyrtar të PD-së thuhet se roli I tyre do të jetë vetëm mbikqyrja, prania në KZAZ pritet që të jetë edhe një “lojë” për të bllokuar për në moment të fundit procesin zgjedhor. 

Në pikën 8 të nenit 29 të Kodit Zgjedhor  përcaktohet edhe se cfarë ndodh ditën e zgjedhjeve kur vendi i anëtararit apo sekretarit mbetet bosh. Sipas këtij neni, zëvendësimi duhet kryer brenda 3 orëve nga KQZ. Por një mospërmbushje e detyrës në momentin e fundit do e bënte të pamundur për KQZ-në që të bënte plotësimin e të gjitha KZAZ-ve me komisionerë. “Kur vendi i një anëtari ose sekretarit të KZAZ-së mbetet vakant në ditën e zgjedhjeve, propozimi në KQZ duhet të dorëzohet jo më vonë 3 orë nga çasti i krijimit të vakancës. Në rast se subjektet me të drejtë propozimi nuk propozojnë kandidaturë në KQZ, kjo e drejtë i kalon partive politike të të njëjtit grupim që vijnë pas tyre në Kuvend për nga numri i vendeve të fituara në Kuvend në zgjedhjet pararendëse. Nëse edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje”. Më shumë se formalizim KQZ do të duhet të verifikonte më parë edhe kandidaturat e tjera për anëtarë për të plotësuar vakancat në KZAZ. 


Administrimi i Zgjedhjeve Zgjedhjet administrohen nga një sistem administrimi me tre nivele: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), 90 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), dhe 5,362 Komisione të Qendrave të Votimit (KQV). Votat do të numërohen nga Grupet e Numërimit (GN) në 90 Vende të Numërimit të Votave (VNV). Komisionet e zgjedhjeve në të gjitha nivelet kanë 7 anëtarë të emëruar nga shumica parlamentare dhe opozita.

Por edhe shkarkimi i tyre është pothuajse i pamundur pasi në asnjë rast nuk e parashikon nëse ata ikin në momentin e fundit. “Anëtarët dhe sekretari i KZAZ-së lirohen nga detyra me vendim të KQZ-së kur: a) kanë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me ndonjërin nga kandidatët që konkurrojnë në zonë; b) janë në marrëdhënie pune me ndonjërin prej kandidatëve të përfshirë në listën shumemërore të një partie apo koalicioni që konkurron në zonë; c) nuk plotësojnë më kushtet për të qenë zgjedhës; ç) nuk kanë më vendbanimin e tyre në zonën zgjedhore; d) subjekti zgjedhor që i ka propozuar kërkon zëvendësimin e tyre”, thuhet në nenin 31 të Kodit Zgjedhor.

Nëse një taktikë e tillë do të ndiqet edhe për komisionerët e qendrave të votimit, do e bënte pothuajse të pamundur mbajtjen e zgjedhjeve atë ditë për shkak të masivizimit të problemit.

Partitë e opozitës, përmes drejtuesve të tyre politikë, janë shprehur se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë. Marrja e drejtimit të gjysmës së Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nga opozita dhe realizimi i një skenari të mundshëm për tërheqjen e tyre gjatë ditës së zgjedhjeve mund ta vendosë në pikëpyetje të gjithë procesin në 30 qershor. / tirananews.al










Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anulimi i ligjit për investimet strategjike, reagon Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

23:01 / July 14, 2026

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë me BE, Rama ironizon nga Brukseli: Po si thanë, nuk ka më negociata?

22:21 / July 14, 2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës skandaloze për spastrim etnik

22:01 / July 14, 2026

Panik në ajër, fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente, pasagjerët në revoltë

20:51 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.