Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kaosi në Kuvend, Braçe: Erdhën në Kuvend me benzinë për të vrarë, të arrestohen 24 deputetët e PD-së

17:46 / October 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PS-së, ish-zvkryeministri Erion Braçe kërkon që partia e tij, PS-ja të mos i përjashtojë 24 deputetët që shkaktuan kaos në sallën e Kuvendit ditën e hënë me goditje dhe djegie të karrigeve, por që ti dërgojë në burg. Në një postim në Facebook, ai shprehet se deputetët erdhën me benzinë, dhe për të kush vjen në këtë formë në Kuvend, vjen për të vrarë.

Postimi i plotë

Në Kuvend u konsumua krim; unë nuk jam fare dakord me vendimin e grupit socialist për të mbledhur firma për ti përjashtuar krimbërësit nga seanca plenare! Në sallën e Kuvendit ndodhën një seri krimesh:

1-Pengim me dhunë i ushtrimit të funksioneve kushtetuese të Kuvendit dhe çdo deputeti individualisht.

2-Heqja me dhunë e të drejtës së fjalës, së shprehjes ndaj çdo deputeti individualisht.

3-Kërcënim e shantazh me qëllim frikësimin në përmbushje të detyrës kushtetuese ndaj çdo deputeti që është në detyre falë votës së popullit.

4-Goditje me sende të forta për shkak të detyrës.

5-Rrezikim i jetës së deputetit për shkak të goditjeve për shkak të detyrës, përfshirë goditjet me sende të forta e që presin.

6-Shkatërrim me zjarrës i pronës publike që nuk është një kioske, por Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Të gjitha këto janë krime! Çdo qytetar i thjeshtë ti bëj këto kudo, vihet para ligjit me pranga në duar! Një deputet bëhet hero poshtërsisht! Degjoni; kush vjen me shishe benzinë në Parlament, nuk vjen për të folur, propozuar, debatuar, nuk vjen për demokracinë e as për të mbrojtur atë; vjen për të vrare, për të vrarë! E këta janë partia që kanë vrarë e se kanë për gjë të marrin jetë!

brace deputetë PD PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.