Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Negociatat me BE, gazetarja nga Strasburgu: Shqipëria do të hap kapitullin e parë më 15 tetor! Maqedonia e Veriut po punon për përmbushjen e kushteve

20:39 / October 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mehmetaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 15 tetor, Shqipëria pritet të hapë kapitullin e parë të negociatave me Bashkimin Evropian, duke u ndarë nga Maqedonia e Veriut.

Lidhur me këtë zhvillim, ka raportuar nga Strasburgu korrespondentja Monada Mehmetaj. Ajo u shpreh se në datën 15 tetor do të jetë hapja e kapitullit të parë të negociatave të Shqipërisë.

Sipas saj dhe Maqedonia e Veriut po punon që të hap kapitullin e parë të negociatave në të njëjtën kohë me Shqipërinë.

“Do kemi hapjen e kapitullit të parë në datën 15 dhe javës që vjen do të mblidhemi dhe do shohim se si do të jetë agjenda. Edhe Maqedonia po bënë të pamundurën që të ketë një fillim njëherësh me Shqipërinë”, tha ajo.

Teksa raportoi lidhur me mbledhjen e seancës parlamentare që u zhvillua sot në Këshillin e Europës, Mehmetaj tha se u diskutua edhe lidhur me ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria.

Ajo tha se munguan përfaqësues nga Shqipëria dhe Kosova.

“Sot në Këshillin e Europës ka qenë një seancë e Asamblesë parlamentare dhe është folur për Maqedoninë dhe raportet që e çuan në ndarje nga Shqipëria për integrimin në BE. Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut bëri një panoramë të politikës së jashtme. Në seancën parlamentare nga 17 folës nga vende të ndryshme, 4 prej tyre ishin që përfaqësues të shtetit të  Bullgarisë, dhe pati shumë interes për ato që u thanë, po nuk kishte folës nga Shqipëria dhe Kosova”, tha ajo.

Sa i takon të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, Mehmetaj u shpreh se asnjë përfaqësues nga Shqipëria nuk ishte në seancë për të ngritur këtë problem.

“Asnjë përfaqësues i yni nuk ishte që të ngrinte një pyetje, nuk patëm asnjë përfaqësues që të ishte në këtë seancën parlamentare, një përfaqësues i Kosovës edhe pse s’është anëtare e këshillit të europës, as ai nuk ishte në sallë. Foli Kroacia, Serbia, Greqia, ndërsa nga ne duhet të ishte një përfaqësues i joni që të bënte pyetje lidhur me të drejtat e popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, tha ajo.

15 tetor kapitulli negociatat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.