Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nobeli për Fizikë shkon për themeltarët e inteligjencës artificiale

17:00 / October 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Geoffrey Hinton, i njohur si babai i inteligjencës artificiale, dhe fizikani John Hopfield, e kanë fituar Çmimin Nobel për Fizikë, për punën e tyre në vendosjen e themeleve për inteligjencën artificiale. Hulumtimet e tyre në vitet ’80 e kanë shtruar rrugën për teknologjinë që mund të bëjë revolucion në shoqëri, ndonëse sa shkon e shton shqetësime apokaliptike.

“Në situatë të njëjtë, do ta bëja sërish të njëjtën gjë, mirëpo shqetësohem se pasoja e përgjithshme është që sistemet mund të jenë më inteligjente sesa ne, dhe që mund të marrin kontrollin”, ka thënë britaniko-kanadezi, Hinton, 76-vjeçar, në një bashkëbisedim me gazetarët, pasi i është ndarë çmimi. Hinton ka çuditur të gjithë më 2023 kur ka dhënë dorëheqje nga puna e tij në gjigantin Google, duke paralajmëruar për “rreziqet e mëdha për shoqërinë dhe njerëzimin”, që vijnë nga teknologjia.

Ellen Moons, udhëheqëse e Komitetit të Nobelit për Fizikë, ka thënë në një konferencë për media se pajisjet teknologjike janë bërë pjesë e jetës sonë, përfshirë identifikimin e fytyrës së njeriut dhe mundësinë e përkthimit të gjuhëve. Ndonëse e ka duartrokitur potencialin e inteligjencës artificiale, Moons ka thënë se “zhvillimi i saj i shpejtë ka rritur shqetësimet edhe për të ardhmen tonë kolektive”. “Njerëzit e bartin përgjegjësinë për përdorim të kësaj teknologjie të re në mënyrë të sigurt dhe etike”, ka thënë ajo.

Hopfield, 91-vjeçar, profesor amerikan në Universitetin Princeton, është përmendur si personi që ka krijuar “rrjetin Hopfied”, i njohur si memorie kompjuterike, që mund të përdoret për të “ruajtur edhe rikrijuar imazhe dhe gjëra tjera” përmes të dhënave që ka në dispozicion. /REL/

Geoffrey Hinton Nobeli për Fizikë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjashtë viktima nga moti i keq në Japoni

11:07 / August 14, 2026

Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

10:35 / August 14, 2026

Treni me 150 pasagjerë del nga shinat në Angli/ Makinat përmbysen, 20 të plagosur

07:46 / August 14, 2026

Vendimi i LDK-së, reagon Osmani: Të evitohen zgjedhjet

19:36 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.