Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1791291628 france
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhjetëra mijëra studentë e nxënës dalë sërish sot në rrugët e qyteteve të Francës, në ditën më të madhe të mobilizimit që prej nisjes së protestave rreth dy javë më parë.

Protestat nisën fillimisht në zonat periferike të Parisit dhe u shtrinë në të gjithë vendin. Në qendër të revoltës janë mungesa e mësuesve, klasat e mbipopulluara, kushtet e këqija të godinave shkollore dhe mungesa e investimeve në arsim.

Qindra shkolla janë bllokuar, ndërsa protestave iu bashkuan edhe nxënës në qytete si Marseja, Lioni, Nanta dhe Bordoja. Ministria e Brendshme tha se vetëm jashtë Parisit, gjatë paradites së kësaj të martë morën pjesë rreth 86 mijë persona, ndërsa një tjetër protestë e madhe pritet në Paris gjatë pasdites.

Lëvizja tashmë ka bashkuar nxënësit, studentët, mësuesit, prindërit dhe sindikatat. Studentët kanë paraqitur një platformë me dhjetë kërkesa urgjente, ku kryesorja është më shumë financim për arsimin.

Qeveria ka vendosur një prani të madhe policore, ndërsa gjatë ditëve të fundit janë arrestuar mijëra persona. Deri më 5 tetor, ministria e brendshme raporton 190 nxënës dhe qindra efektivë të plagosur. Një nga rastet më të rënda është ai i një 15-vjeçari që humbi dorën gjatë përplasjes me policinë.

Qeveria, nga ana tjetër, thotë se kërkesat për përmirësimin e arsimit janë legjitime, por nuk do të tolerojë dhunën dhe dëmtimet.

France proteste kombetare studentet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nigeri, rrëzohet avioni ushtarak/ Humbin jetën 32 persona, tre ditë zie kombëtare

13:49 / October 6, 2026

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.