Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbulohet organizatori i “magazinës së barit”, 46-vjeçari është shpallur në kërkim! Nipi i tij…

09:14 / October 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9157
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin “Tuneli” në Tiranë, ku policia zbuloi një shtëpi bari në një magazinë të vjetër shtetërore. Mësohet se organizatori i këtij aktiviteti të paligjshëm është 46-vjeçari Saimir Karaj, i cili është shpallur në kërkim.

Karaj është daja i Erlind Tresës, personit që u vu në pranga së bashku me 6 persona të tjerë.

Personat e arrestuar jane: Erlind Tresa, Reshit Tresa, Asqeri Likaj, Elvis Lala, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali.

Ndërkohë policia thote se në total janë sekuestruar 293 bimë narkotike, kanabis sativa, e cila u asgjesua me ane te djegies.

Sipas policisë të arrestuarit kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Ndërkohë punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim, ndërsa shtetasja H. D., e cila eshte proceduar penalisht ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.

“Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave”, thote policia.

Magazina e barit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“KLP dhe KLGJ, fytyra e dështimit të reformës në drejtësi”/ Rama s’e kursen administratën: Ka njerëz që janë me meritë dhe të tjerë me “WhatsApp”

11:34 / September 3, 2026

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.