Mesa duket festën postditëlindje Marina Vjollca po e shijon në Venecia, teksa ka postuar një foto të fundit në Instagram.
Marina shfaqet e veshur si “Gruaja mace”, me një veshje të Dolce&Gabbana. Ajo ndodhet në qytetin romantik me pushime me bashkëshortin, Getoar Selimi dhe motrën e saj Luana bashkë me partnerin, Krenarin.
Por fansave u ka rënë në sy një tjetër detaj. Pozicioni i fotos në shkallët e hotelit, i tregon këmbët e Marinës sikur ka thyer kaviljen dhe komentet për këtë janë të pafundme.
“Shpresojmë mos t’i kesh këmbët kështu në të vërtetë se s’është normal”, i shkruan një ndjekës. “Kavilja e këmbës i di vuajtjet e kësaj fotoje mahnitëse”, është komenti i radhës. “Desh t’u thye këmba”, vijon një tjetër.
Megjithatë, ndoshta është edhe efekti i takave të larta që ka veshur Marina.


