Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Të rinjtë mes “halleve”, shtohen rastet me probleme të shëndetit mendor

17:34 / October 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
psikiatria Elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Problemet e shëndetit mendor tek të rinjtë e shkollave dhe kryesisht në gjimnaze vitet e fundit kanë ardhur në rritje. Sipas specialistëve të fushës kjo lidhet me shumë faktorë, që nga ekonomia, problemet e bullizimit e deri te përdorimi i internetit, por ana pozitive sipas specialistëve është që këta të rinj po flasin dhe po kërkojnë ndihmë për tu trajtuar.

“Duke bërë një analizë të viteve që operon shërbimi psiko-social në shkolla, mendoj se situata është në përmirësim dhe nuk janë më ato paragjykinet që kanë qenë më përpara. Ne kemi edhe prindër që vijnë dhe kërkojnë shërbim, ndërkohë që edhe shumë nxënës pas konsultave arrijnë të krijojnë besim dhe të marrin seanca këshillimi shumë të mira në ambientet e shkollave”,-tha Vasjana Bardhushi, psikologe.

“Vitet e fundit rastet e problemeve të shëndetit mendor janë në rritje duke prekur edhe moshat e reja, secili nga ne mund të preket nga shëndeti mendor në një fazë të jetës së tij, rëndësi ka nëse kjo ndodh të mos heshtim, të mos e marrim si shenjë dobësie por të kërkojmë ndihmë. Të gjithë punonjësit e shërbimit social në shkolla janë të angazhuar të ndihmojnë nxënësit, ti mbështesin ata të menaxhojnë stresin, ankthin,  nëpërmjet shërbimit të këshillimit, aktiviteteve edukative”,- tha  Nereida Basho, punonjëse sociale.

Interneti është një nga format më trend, i cili krahas problemeve të tjera sjell edhe stres apo kryerjen e veprimeve dëmtuese për veten. Një nxënës tregon se bashkëmoshatarët e tij kanë një ndikim të madh nga rrjetet sociale, ndaj është koha që të kërkojnë ndihmë.

 “Me këtë aktivitet ne duam të themi që ju nuk jeni vetëm,  ne kemi hyrë në një epokë të re, nëse para 10 vitesh fëmija pyetej a u vrave në shkollë, sot e pyesin a u mërzite. Ndrojtja ekziston akoma, por gjithmonë ka një person që ne ndihemi të lirë për tu shprehur. Nuk është rastësi që ka shumë ngjarje që lidhen me shëndetin mendor. Teknologjia është zhvilluar, interneti i bën nxënësit më introvertë, i mbyll ata, nëse ka një viktimë ka gjithmonë një shkaktar dhe ky shkaktar shpeshherë ndodh që të jetë në internet”,-tha nxënësi Emanuel Leka.

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor të rinjtë e shkollave në Pogradec zgjodhën që mesazhet e tyre ti shpërndajnë përmes marshimit në rrugë, si një formë ndërgjegjësimi për të gjitha ata  të rinj që vuajnë nga këto probleme.

mendore probleme te rinjte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

“Shqiptaria është me Shkupin”/ Të rinjtë në Tiranë krah studentëve shqiptarë në RMV, njoftojnë protestë në kryeqytet

22:19 / May 20, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.